Azemi i LDK-së për arrestimin e Mujecit: Narko-banda e VV-së nuk kalon!

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka komentuar arrestimin e Besnik Mujecit, asamblist i VV-së, i cili u arrestua nga Policia e Shqipërisë nën dyshimin për trafikim të drogës.

Në analizën e tij, Azemi ka përmendur edhe disa raste të tjera, të cilat dyshohen për korrupsion, si ai i Nagip Krasniqit, Martin Berishajt e Rozeta Hajdarit.

Sipas Azemit, Mujeci nuk ka qenë vetëm një aktivist i VV-së.

“Dikush do të thoshte: Ani de, është thjesht një aktivist. Jo! Është një asamblist që ka marrë vota me i përfaqësu qytetarët e kryeqytetit. Është asamblisti që Vetëvendosja e ka caktu aksionar në ndërmarrjen e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. A thua pse bash aty? A mos mbase me u siguru për transportim më të lehtë të drogës nga Tirana në Prishtinë? Sigurisht. Pse, a mos bëhej fjalë për ndonjë ekspert apo dikë të specializuar? Jo, thjesht një militant që më shumë si tifoz i klubit të Prishtinës dhe Vetëvendosjes, paska qenë dashamirës i narkotikëve dhe i parave të pista nga tregtia e tyre.” – shkroi ai.

Të ngjashme