Zyrtari për Informim i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Azemi ka thënë se Qeveria nuk e kanë mendjen tek interesi qytetarë e shtetërorë.
Azemi ka thënë se atë kohë kur kryeministri Kurti u vetrrëzua nga pushteti, pati akuzuar partitë politike se po e rrëzojnë Qeverinë në kulmin e infektimeve ku sillej numri rreth 500 raste në ditë.
“Sot, kur gjate 24 oreve shenohen rreth 1400 raste te reja e qe do te duhej krejt Qeveria me tere kapacitetin e saj me u angazhu ne luften kunder coronavirusit, Kurti nominon ministrin e Shendetesise per kryetar te Komunes.
Asgje subjektive, thjeshte keta nuk e kane mendjen tek interesi qytetare e shteteror. Kryekeput per interesa te ngushta qofte grupore e me shume personale”.
Më tej Azemi është shprehur se interesimi i Qeverisë për të bërë zgjidhje dhe për të ndihmuar qytetarët shihet në mbylljen e qendrave të vaksinimit në vikend.
Postimi i plotë:
Ate kohe kur kryeministri Kurti u vetrrezua nga pushteti, pati akuzuar partite politike se po e rrezojne Qeverine ne kulmin e infektimeve, sillej rreth 500 raste ne dite.
Sot, kur gjate 24 oreve shenohen rreth 1400 raste te reja e qe do te duhej krejt Qeveria me tere kapacitetin e saj me u angazhu ne luften kunder coronavirusit, Kurti nominon ministrin e Shendetesise per kryetar te Komunes.
Asgje subjektive, thjeshte keta nuk e kane mendjen tek interesi qytetare e shteteror. Kryekeput per interesa te ngushta qofte grupore e me shume personale.
Sa eshte e interesuar kjo Qeveri me be zgjidhje dhe me ndihmu qytetarin, mjafton me i pa te mbyllura Qendrat e Vaksinimit ne vikend.