Azemi: Punëtorët teknik të shkollave pa paga nga 1 prilli, nuk do të punojnë më asnjë ditë

Prishtinë | 06 Pri 2023 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se 140 punëtorët teknikë të shkollave të Prishtinës , të cilët janë pa paga nga 1 prilli nuk do të kryejnë shërbime më nëpër shkolla.

Ai përmes një komunikate për media njoftoi se për këtë janë përgjegjës komuna  e Prishtinës, saktësisht Drejtoria e Arsimit dhe Prokurimit, por sipas tij edhe vet kryetari Rama.

“Ju njoftojmë se rreth 140 punëtor teknik të shkollave në komunën e Prishtinës që nga 1 prilli nuk kanë kontrata pune, dhe këta nuk do të kryejnë shërbime për këto shkolla, se qa do të ndodh me higjienën e shkollave, këtë më së miri e din nga komuna e Prishtinës e cila për ne është e pa përgjegjshme në punën e tyre”, thuhej në njoftim.

Tutje Azemi tha se nëse prindërit dhe nxënësit e durojnë këtë kaos, ata do të qëndrojnë komod deri nw zgjedhjen e operatorit të ri.

“Nëse nxënësit dhe prindërit e tyre mund ta tejkalojnë këtë kaos, edhe ne do të jemi komod edhe pse nga 1 prilli do të jemi pa paga deri në zgjedhjen e operatorit të ri”, tha Azemi.

Të ngjashme