Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me ministrin për Zhvillim Ekonomik të Azerbajxhanit Shahin Mustafajev.
Sipas asaj që njoftojnë medie të Beogradit, zyrtari azer ka thënë se “vendi i tij mbetet fuqimisht prapa qëndrimit “që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës”.
Vuçiq, siç përcjell ”blici” serb , e ka falënderuar atë për përkrahjen e vazhdueshme që Azerbajxhani ia dhënë “integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”.
Kjo përkrahje, ka thënë Vuçiq, shprehet sidomos në organizata ndërkombëtare në të cilat kundërshtohet anëtarësimi i Kosovës.
Rast të fundit kryetar serb e ka përmendur votimin e Azerbajxhanit kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.