Hip hop superylli Azet, ka mbajtur koncertin më të madh të tij në karrierë mbrëmjen e kaluar.
Ylli shqiptar që ka bërë bujë në Gjermani, ka mbajtur një koncert të radhës të tij në kuadër të turneut “Fast Life”.
Ndalesa ishte Mercedes Benz – Arena në Berlin, një arenë moderne kjo e cila u ndërtua me kosto 165 milionë euro.
Kapaciteti i kësaj palestre është 17 mijë ulëse dhe të gjitha i stërmbushi reperi shqiptar të enjtën mbrëma kur performoi.
Ai në Instagram ka publikuar pamje nga kjo performancë.
Ky deri tash është koncerti më i madh në karrierë për Azet, që lansoi një varg këngsh në kuadër të mixtape të tij me Zunan, “Super Plus”.
“Lelele”, “S’kam Kohë” e të tjera këngë u bënë hite së fundmi, ndërsa kënga më e pëlqyer mbetet “Uberlebt”, klipi i të cilës u xhirua në Shqipëri.