Mozzik njofton bashkëpunimin e radhës me reperin Azet

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Mozzik, që disa muaj është duke punuar në albumin e ri.

Megjithatë, ai së fundmi njoftoi fansat se ky album do të lansohet saktësisht më 31 korrik.

Përkundër gjithë kësaj, artisti me anë të një postimi që ka ndarë në InstaStory bën të ditur se po vjen në bashkëpunim me reperin nga Podujeva, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet.

Imazhi në fjalë e shfaq reperin në një studio muzikore, ku në po të njëjtin postim ka etiketuar artistin shqiptar.

Kjo lë të kuptohet se dy reperët kanë bashkuar forcat dhe se së shpejti vijnë me këngën e re, ndonëse nuk zbuluan më shumë për fansat e tyre.

Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes së famshme, i cili besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.

Mozzik dhe Azet gjatë këtyre ditëve gjithashtu publikuan këngë të reja solo, njëra mban titullin “Baby” kurse tjetra “ZWEI”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme