Derisa po shijon suksesin e këngës së re, Mozzik: E dua muzikën aq shumë edhe mundohem ta bëj ashtu si është më së miri

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, në mesnatë lansoi projektin e ri muzikor të titulluar “Rosenkrieg”.

Ai është rikthyer pas një kohe të gjatë në një bashkëpunim me partneren e tij, reperen Loredana Zefi.

Të njëjtit duket se trajtojnë historinë e tyre të dashurisë, ndërsa kënga për vetëm 15 orë që nga lansimi ka marrë mbi një milion klikime.

Derisa po shijon suksesin e këtij projekti, 25 vjeçari ka ndarë një shkrim duke falënderuar të gjithë për përkrahjen.

“Faleminderit Zot. Faleminderit familje. Faleminderit juve të gjithëve që çdo herë ma zbukuroni edhe më shumë rininë time. E dua muzikën aq shumë edhe mundohem ta bëj ashtu si është më së miri. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar ai.

Kënga është pjesë e albumit të tyre të ri të quajtur “No Rich Parents” – nga i cili në vijim do të publikohen edhe shumë prurje të reja.

Çifti tani veç tjerash po kalojnë një kohë të lumtur së bashku në Zvicër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme