Mozzik: Paraja është gjuha ime e dashurisë

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Ai është ndër rep-artistët që për momentin është më në zë në estradën shqiptare.

Fjala është për Mozzik, i cili gjatë muajve të fundit ka sjell projekte dhe bashkëpunime të ndryshme në treg.

Para disa ditësh ai bëri të ditur ribashkimin me Loredanën, ndërsa lansuan edhe këngën “Rosenkreig”.

Reperi zgjodhi që të publikojë disa imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit, ndërsa shihej i veshur me plot stil.

“Paraja është gjuha ime e dashurisë”, ka shkruar ai në përshkrim.

Postimi mori me mijëra pëlqime nga ndjekësit e artistit, përfshirë edhe komente shumta pozitive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme