Azia bëri pak përparim në botëror, por jo sa pritej

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 10:22 | Nga

Koreja e Jugut eliminoi Përfaqësuesen e Gjermanisë dhe Japonia ishte afër për të eliminuar Belgjikën, por përfaqësueset e Azisë edhe njëherë u kthyen në shtëpi “përpara kohës”. Kampionati Botëror po vazhdon pa to.

Përfaqësuesja e Japonisë dukej se do të bënte befasinë më të madhe të këtij botërori, duke eliminuar Belgjikën që po konsiderohet favorite për shkak të “gjeneratës së artë” të lojtarëve, transmeton Koha Ditore.

Por japonezët nuk ia dolën edhe pse ishin në epërsi prej dy golave kur kishin mbetur edhe gjysmë ore lojë deri në fund të takimit, që u zhvillua të hënën mbrëma dhe përfundoi 3:2 në të mirë të belgëve.

Japonia edhe pse u eliminua në 1/8 e finales, arriti të bëhet ekipi i parë nga Azia që arriti në këtë fazë prej vitit 2002 kur turneu u mbajt në këtë kontinent në këtë vend dhe në Kore të Jugut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme