Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se parapëlqen vendosjen e raketave në Azi

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Mark Esper, ka thënë këtë të shtunë se ai është në favor të vendosjes së raketave tokësore me rreze të ndërmjetme në Azi.

Dhe kjo sipas tij duhet të bëhet në afat relativisht të shpejtë. Kjo deklaratë vjen një ditë pas tërheqjes së Amerikës nga traktati për kontrollin e armëve bërthamore, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Komentet e Esper kanë ngritur shqetësimin rreth garës për armë dhe që mund të çojnë në rensionim të marrëdhënieve me Kinën.

“Po, po do doja”, është përgjigjur Esper kur është pyetur nëse do të kishte brengë për vendosjen e raketave në Azi.

“Dua që të bëhet për disa muaj… por këto gjëra marrin më shumë kohë sesa që pritet”, ka shtuar ai para reporterëve.

Të ngjashme