Aktorja e njohur botërore, Sophia Myles, ka njoftuar se babai i saj ka vdekur pas kontraktimit të coronavirusit.
Ylli, 40-vjeç, zbuloi më 14 mars se babai i saj, Peter ishte prekur me COVID-19 ndërsa po luftonte me shëndetin e tij.
Ajo ka qenë duke postuar azhurnime të rregullta në lidhje me Z. Myles, një famullitar në pension i Kishës së Anglisë, dhe ka postuar fotografi të vizitës së saj në spital.
Të shtunën, ajo njoftoi se babai i saj ndërroi jetë.
“U prefsh në paqe Peter Myles. Babai im i dashur vdiq vetëm disa orë më parë. Ishte coronavirusi që më në fund e mori”, ka shkruar në Twitter Sophia.
Disa orë më parë, Myles postoi një fotografi të vetes në shtratin e të atit, me një palë doreza plastike dhe një maskë kirurgjikale të fytyrës.
Biondja gjithashtu postoi një imazh të vjetër të çiftit së bashku me vëllain e saj.
Në vitin 2018, ajo zbuloi se babai i saj ishte diagnostikuar me Parkinson, një gjendje progresive neurologjike.