Babai i binjakëve dy muajsh ka vrarë njërin fëmijë dhe ka plagosur rëndë tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në Shtërpcë.
Sipas agjencisë së lajmeve nga Beogradi, Tanjug, tragjedia ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.
Foshnja e cila është goditur me thikë në qafë ka vdekur rrugës nga Shtërpca deri në Graçanicë.
Babai me inicialet D.K. (36), sipas të dhënave jozyrtare, është një mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme në Shtërpcë. Ai është arrestuar.