Rastet e zhdukjeve të të miturve por edhe personave të tjerë nga familjet e tyre, janë pjesë e raporteve policore.
Një i tillë është paraqitur edhe ditën e djeshme në Stacionin Policor në fshatin Hajvali të Prishtinës.
Babai ka raportuar në Polici se vajza e tij është zhdukur që nga e marta dhe nuk është kthyer në shtëpi.
Ai po ashtu nuk e di as se ku mund të ndodhet, duke kërkuar kështu ndihmën e organeve të rendit.