Ekonomia Online
FUNDIT

“Babai” shfaqet në parkun “Ali Podrimja” në Gjakovë

“Babai” shfaqet në parkun “Ali Podrimja” në Gjakovë

Në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, për nder të Ditës së Diasporës që është nesër më 1 gusht, do të mbahet një program i shkurtër kulturor duke përfshi kështu edhe premierën në Gjakovë të filmit “Babai”. Programi kulturor do të nisë me fillim nga ora 20:00 ndërsa filmin “Babai”, i cili sjellë në rolin […]

Në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, për nder të Ditës së Diasporës që është nesër më 1 gusht, do të mbahet një program i shkurtër kulturor duke përfshi kështu edhe premierën në Gjakovë të filmit “Babai”.

Programi kulturor do të nisë me fillim nga ora 20:00 ndërsa filmin “Babai”, i cili sjellë në rolin kryesor aktorin e ri Val Maloku, do të kenë mundësi ta shohin qytetarët e Gjakovës me fillim nga ora 21:00, shkruan KultPlus.

Regjisor i filmit “Babai” është Visar Morina, i cili ka sjellë Norin (Val Maloku) si një djalosh të varfër i cili jeton përmes shitjes së cigareve dhe pastaj i duhet të udhëtojë në Gjermani në kërkim të babit të tij.

Këtë të marte nga ora 21:00 bashkohuni me ne në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” për këtë realizim të pritur jashtëzakonisht mirë edhe nga kritikët botëror. Hyrja do të jetë 1 euro ku paratë e mbledhura do të shkojnë për Down Syndrome Kosova.

Të ngjashme