Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje, në Mamushë.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, përkatëisht bashkëshortes.
“Mamushë 03.05.2021-14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë dhe bir ) pasi që të njëjtit në datën e lartcekur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, nënës përkatësisht bashkëshortes, e cila ka pësuar lëndime trupore. Pas dyshimit për posedim të armëve, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar pesë pistoleta të llojeve të ndryshme, 317 fishekë te cal 7.65 mm , dy fishekë te cal. të pa njohur dhe pesë karikatorë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.