Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, një autobus urban ka pësuar defekt teknik dhe ka dalë nga rruga tek “Kthesa e Kamzës” duke hipur mbi trotuar dhe duke u ndalur më pas fatmirësisht nga një mur.
“BalkanWeb” raporton se autobusi ka marrë përpara babë e bir të cilët po ecnin në trotuar, transmeton Klan Kosova.
Nga goditja është plagosur djali, i cili është transportuar në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.