Babë e bir rrihen, bëhen për spital

Prizren | 18 Kor 2016 | 11:56 | Nga

Në rrahje ka ndodhur ndërmjet katër personave, dje rreth mesditës, në rrugën “Bujtina” në Prizren. Dy prej të involvuarve janë babë e bir.

Sipas raportit të policisë, babë e bir si dhe dy familjarë të tjerë janë rrahur ndërmjet vete, për arsye ende të panjohur. Me këtë rast, ata kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Në raportin e policisë së Kosovës thuhet se të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet se katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dy prej tyre babë e birë, ndërsa dy të tjerët familjarë, për arsye të panjohura janë rrahur në mes veti me ç’rast të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Lidhur me rastin tre të dyshuar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje ndërsa një i dyshuar është duke u trajtuar në spital”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme