Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca, pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Romës për edicionin e ri, përcjellë e përditshmja “Gazetta dello Sport”.
Bacca para fillimit të këtij edicioni është huazuar te Villarreali nga Milani, por skuadra spanjolle ka hequr dorë nga blerja e kartonit të tij për 15 milionë euro.
Te Roma, kolumbianin Bacca e shohin si përforcim të duhur për repartin e sulmit.
Bacca këtë edicion ka shënuar 18 gola në 42 paraqitje për Villarrealin.
31-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2020. Në Evropë karrierë ka bërë edhe te Sevilla e Brugge.