Reperi 260vjeçar, Bad Bunny, e ka siguruar një rol filmik krahas yllit hollywoodian, Brad Pitt.
“Bullet Train” bazohet në romanin japonez “Maria Beetle”, të autorit Kotaro Isaka dhe e rrëfen historinë e disa anëtarëve të një grupi të fshehtë kriminel në Japoni, të cilët e gjejnë veten të ngërthyer në një situatë të rrezikshme, si pasojë e urdhrave kontradiktore.
Në këtë projekt po ashtu luajnë aktorët: Zazie Beetz, Michael Shannon, Joey King, Aaron Taylor-Johnson, Brian Tyree Henry dhe Andrew Koji.
David Leitch, i njohur për filma me buxhet të lartë të tillë si, “Deadpool 2” dhe “Fast And Furious Presents: Hobbs & Shaw”, do ta bëjë regjinë e filmit të ardhshëm, si dhe shërben edhe si producent i projektit, krahas gruas së tij Kelly McCormick dhe producentëve Antoine Fuqua dhe Kat Samick. Ndërsa, skenari i filmit është shkruar nga Zak Olkewicz.
Së fundmi u bë i ditur lajmi se Bad Bunny është ndër artistët me muzikën më të shkarkuar të vitit 2020, në platformën muzikore Spotify. Muzikanti nga Puerto Rico u rendit i pari në listën e përvitshme me më shumë se 8.2 miliardë shkarkime anembanë botës.
Duke reaguar ndaj lajmit, Bad Bunny – emri i vërtet i së cilit është Benito Ocasio, pati thënë: “Jooo! Oh, wow! Faleminderit shumë. Nuk di çfarë të them. Aktualisht po ndihem shumë krenar”.
Në lajme të tjera, albumi i tij i dytë i incizuar në studio “YHLQMDLG”, është shpallur albumi më i shkarkuar i vitit, duke u shkarkuar online mbi 3.3 miliardë herë përgjatë 12 muajve të fundit.
Ylli i njohur hollywoodian, Brad Pitt, i cili vitin e kaluar e fitoi një shpërblim Oscar për rolin e tij në dramën, “Once Upon A Time In Hollywood”, së shpejti do të luaj krahas aktores, Emma Stone, në filmin e ri të regjisorit Damien Chazelle, “Babylon”.
Sidoqoftë, puna rreth finalizimit të këtij projekti kinematografi është shtyrë për vitin 2021, duke lënë hapësirë në orarin e ngjeshur të aktorit për ta realizuar filmin “Bullet Train”.