Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock lidhur me situatën në veri ka thënë se “sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm”
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës.
Ministrja Baerbock ka thënë se Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale dhe se retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën.
“Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm”, ka shkruar Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në Twitter.
Ajo ka potencuar se e gjithë mbështetja e saj shkon për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE).