Një turmë e madhe në kryeqytetin e Irakut po merr pjesë në funeralin e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, i cili u vra të enjten (03 janar 2020) gjatë një sulmi ajror të organizuar nga forcat amerikane.
Ky tubim i njerëzve që janë pro Iranit po cilësohet si fillimi i ditëve të zisë për tashmë të vrarin Soleimanin, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Pas kësaj ceremonie, trupi i tij do t’i kthehet Iranit për t’u varrosur në qytetin e tij të lindjes.
Kujtojmë se Qasem Soleimani ishte padyshim figura më e fuqishme pas Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Si kryetar i forcave iraniane jashtë vendit të njohura si “Forca e Kudsit”, Soleimani qëndronte prapa aktiviteteve iraniane në të gjithë Lindjen e Mesme.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.