Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se nuk e ndalë asnjë sondazh imagjinar e anonim për ta fituar këtë qytet me 65% të votave në zgjedhjet lokale.
Kështu u shpreh ai në një postim në Faebook, gjersa shtoi se këtë përqindje do ta arrijë që në raundin e parë.
“Njëkohësisht, i ftoj gjithë opozitën në Mitrovicë të bëhen bashkë, sepse nëse garojnë veç e veç rezutati i tyre do të jetë për keqardhje”, tha Bahtiri.
Deri më tani ende nuk dihet se kush do të kandidojë për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.