Bahtiri fton qytetarët ta presin në qetësi rrënimin e murit

Mitrovicë | 05 Shk 2017 | 11:34 | Nga

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se muri do të rrënohet sot në mesditë dhe fton qytetarët që ta presin me qetësi.

“Edhe përkundër pengesave të shkaktuara deri më tash, muri do të rrënohet sot në mesditë. I ftoj qytetarët e Mitrovicës që ta presin në qetësi absolute këtë proces”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Çështja e muri ishte bërë temë diskutimi e polemikash mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe brenda partive politike në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme