Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur përfaqësuesit e INFAKOS-it, Nexhat Dedia, drejtor i Bordit, Rrahim Tërnava, drejtor i Zyrës Ligjore dhe Pronës dhe Agim Emini, zyrtar ligjor, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë.
Mysafirët nga INFRAKOS-i e njoftuan kryetarin e komunës me situatën aktuale të pronës së INFRAKOS-it në komunën e Mitrovicës ehe disa obligime që ka komuna ndaj tyre.
Ata e njoftuan kryetarin Bahtiri edhe me një kontratë të nënshkruar midis komunës dhe INFRAKOS-it për shfrytëzimin e një prone , për të cilën komuna ka paguar qira, por që nga ajo nuk ka fituar asgjë, ndërkohë që obligimet e komunës ndaj INFRAKOSit vazhdojnë akoma.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri pasi ju tha përfaqësuesve të INFRAKOS-it se për kontratat që ata i treguan dhe obligimet që ka komuna ndaj tyre, po dëgjon për herë të parë. “Edhe pse po shihet qartë se komuna është dëmtuar me këto kontrata materialisht, komuna do t’i përmbush obligimet ligjore ndaj INFAKOS-it. Jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve dhe të ju ofrojmë mbështetjen tonë sa herë që ju kërkoni”, tha kryetari Bahtiri.