Bahtiri: Kurti kryeministër legjitim, nisi ç’kapjen e shtetit

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se mandatimi për një kryeministër tjetër përveç kandidatit që i ka fituar zgjedhjet është i turpshëm dhe antikushtetues.

Ka thënë se Albin Kurti mbetet kryeministër legjitim i Kosovës, pasi sipas tij, nisi ç’kapjen e shtetit.

Statusi i tij:

Mandatimi për kryeministër i një kandidati tjetër, përveç kandidatit që vjen nga subjekti që i ka fituar zgjedhjet më 6 tetor është i turpshëm dhe antikushtetues.

Ju mund ta bëni një qeveri me veprime antikushtetuese, por pastaj nuk mundeni, sepse populli do të ju lë në opozitë më gjatë se që e prisni.

Albin Kurti ështe dhe do të mbetet kryeministri jonë, kryeministri legjitim i Kosovës, sepse është njeriu që nisi çkapjen e shtetit, ia ktheu identitetin shtetit dhe shpresën popullit.

Pra, kjo çka ka ndodhur dhe po ndodh sot, është antikushtetuese, antiligjore, jo njerëzore dhe e turpshme, sepse po i vjedhet mandati popullit nga ata që nuk dolën në zgjedhje.

PLAN-i duhet të del e të matet, e jo të fshehet skutave. AB

https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/photos/a.270853443259175/1188723541472156/?type=3&theater

Të ngjashme