Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe anëtar i VV-së, Agim Bahtiri ka përgënjeshtruar lajmin se ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të komunës.
Bahtiri garanton se do të jetë në krye të detyrës dhe do ta çojë deri në fund mandatin e tij.
Shkrimi i plotë i Bahtirit:
Spekulimet e disa mediave të caktuara për kinse dorëheqjen time janë të pavërteta dhe tendencioze, më qëllim të pengimit të punës time në këtë situatë të re të krijuar pas formimit të Qeverisë, e cila do ta ketë prioritet Mitrovicën.
Nuk e kam menduar asnjëherë dorëheqjen e as që do të ndodh, përkundrazi do të jem kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi, sepse nuk mund t’ua lë në duar qytetin tim atyre që e shkatërruan dhe ia humbën dinjitetin.
Asnjë agjendë mediale, qoftë edhe e sponzorizuar nga kundërshtarët politik, nuk do ta ndalë hovin e punës së ekipit tim, ku të gjithë drejtorët po bëjnë punë të shkëlqyer.
Po ashtu më duhet të potencoj se me ndryshimet e reja në nivel qendror, dinamika e punëve është rritur për ne, ashtu sikurse edhe mbështetja institucionale, prandaj kemi motiv që të punojmë edhe në orët e mbrëmjes.
AB