Ekonomia Online
FUNDIT

Bahtiri-qytetarëve të Mitrovicës: Zbatojeni vendimin e Qeverisë

Bahtiri-qytetarëve të Mitrovicës: Zbatojeni vendimin e Qeverisë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga bashkëqytetarët e tij që ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes. “Me 26 raste të reja të konfirmuara sonte me koronavirus COVID-19, nuk kemi zgjedhje tjetër përveç të qëndrojmë në shtëpi. Panik Jo, Kujdes PO!”, ka shkruar ai në Facebook. Mbrëmë Qeveria e […]

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga bashkëqytetarët e tij që ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes.

“Me 26 raste të reja të konfirmuara sonte me koronavirus COVID-19, nuk kemi zgjedhje tjetër përveç të qëndrojmë në shtëpi. Panik Jo, Kujdes PO!”, ka shkruar ai në Facebook.

Mbrëmë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private në dy termine: gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00.

Të ngjashme