Bajamet e pjekura apo të fërguara dhe të shëndetshme, mund të shërbejnë për humbje të shpejtë të kilogramëve.
Ekziston një arsye pse ekspertët e shëndetësisë dhe nutricistët, ua rekomandojë që të hani bajame çdo ditë. Ndryshe nga nocioni i zakonshëm, bajamet pavarësisht përmbajtjes së yndyrës, janë ushqim i përkryer për humbje të peshës si dhe ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore.
Ato janë të pasura me fibra, proteina, yndyra të shëndetshme dhe konsiderohet antioksidantë që e forcojnë imunitetin e njeriut. Nëse nuk ju pëlqen shija e bajameve të thata në mëngjes, atëherë mund të provoni t’i hani ato të fërguara në formë të mezes.
Procesi i fërgimit të bajameve e ekspozon aromën e këndshme të tyre, dhe kështu bajamet bëhen më të mira dhe të shijshme, transmeton Koha.
Ekzistojnë dy receta fantastike dhe të lehta të përgatitjes së bajameve, varësisht nga disponimi apo preferenca juaj në shije, të ëmbla apo të njelmëta. Pjesa më e mirë e këtyre recetave është se ato mund të përgatiten brenda pak minutave.
Pasi t’i fërgoni ato, bajamet mund t’i ruani në një kavanoz dhe në temperaturë të dhomës. Ato mund të qëndrojnë deri në 2-3 muaj. Gjithashtu mbi bajamet e fërguara mund të hidhni pak susam apo fara chia, për t’i bërë më krokante dhe të pasura me vlera ushqyese.
Receta për bajamet e fërguara në mjaltë:
Merreni një gotë me bajame dhe fërgoni ato në një tigan. Në të njëjtin tigan vendosni 1 lugë të çajit vaj ulliri apo gjalpë, shtoni 2 lugë të supës krip dhe pak kardamom. Më pas shtoni gjysmë gote ujë dhe masën lëreni të vlojë. Përziejeni gjatë gjithë kohës deri sa masa të trashet sikur shurup. Në fund këtë masë hidheni mbi bajamet e fërguara dhe lërini deri sa ta përthithin shurupin. Ato shërbehen kur bajamet e fërguara në mjaltë të ftohen plotësisht.
Receta për bajamet e fërguara me krip:
Kjo recetë është edhe më e lehtë për t’u përgatitur, prandaj nuk do ta keni problem t’i fërgoni bajamet për çdo ditë. Ndani bajamet në gjysmë dhe fërgojini ato në një tigan me një lugë të çajit vaj ulliri. Më pas shtoni rreth gjysmë luge kripë dhe i fërgoni bajamet duke i përzier vazhdimisht, deri sa ato të marrin ngjyrë. Preferohet që për këtë recetë të përdoret kripa rozë e Himalajës.