Bajqinovci – ish-zv/drejtoreshës: A keni marrë banesë nga KEK-u?

Prishtinë | 10 Tet 2022 | 15:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për Energjinë, Bajqinovci i ka pyetur dy ish-udhëheqësit e menaxhmentit të KEK-ut në lidhje me banesat e përfituara nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Ai e ka pyetur zv/drejtoreshën Pranvera Dobruna nëse ka përfituar banesë nga KEK-u dhe nëse e ka blerë atë banesë apo ia ka kthyer KEK-ut.

“A keni marrë banesë nga KEK-u?”, e ka pyetur Bajqinovci, Dobrunën.

Dobruna ka thënë se e ka blerë banesën sipas procedurave ligjore.

“Të gjithë që i kanë marrë në shfrytëzim banesat, edhe ata që i kanë marrë para luftës, edhe ata pas luftës, në fund i kanë blerë ato sipas ligjit”, tha ajo.

Të ngjashme