Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka komentuar ardhjen në Prishtinë të Miroslav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, Lajçaku nuk e ka asnjë sukses qe tri vjet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka një “teori” pse ka ndodhur kjo.
“Lajçak po bëhen tri vjet që nuk e ka asnjë sukses në bisedime Kosovë-Serbi, arsyeja është thjeshtë, ishte dhe mbetet i njëanshëm”, ka shkruar ai.