Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me raportimet për pajisjet ushtarake, sikur që nuk ka notë proteste për FSK-në, shkruan EkonomiaOnline.
“Nuk ka vendim e as dhënie në shfrytëzim të pajisjeve ushtarake për policinë e Kosovës gjatë ndërhyrjes në veri. Nuk ka notë proteste për FSK-në. Nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj pune”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Gjatë ditës edhe kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha në një konferencën për medie tha se ushtria asnjëherë nuk është përfshirë e as që ka dashur të jetë pjesë e aksioneve policore, raporton Ekonomia Online.
Berisha, pas raportimit të ministrit Armend Mehaj, shtoi se lajmet që ushtria është përfshirë në operacion policor janë “rrena”.
“Kemi të bëjmë me ushtrinë e Kosovës dhe ne si deputetë, ju si gazetarë, e kemi ndjenjë ushtrinë e Kosovës… Duhet të kemi kujdes me prodhimin e këtyre lloj rrenave dhe manipulimeve se kinse Kosova ose ushtria e Kosovës ka dashur të përfshihet në një operacion policor”.