Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për djegien e veturës së tij.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar zjarri në veturë ka filluar menjëherë pasi e ka ndezur atë. Bajqinovci ka shtuar se para se të fillojë të digjet, ai ka arritur të dalë nga ajo.
“Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas ndezjes, për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal. I falënderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen”, ka shkruar ai.