Avokati Ardian Bajraktari ka bërë të ditur se ka takuar Sevdije Krasniqin, bashkëshorten e Jakup Krasniqit, ndërsa ka shprehur pritjen që më 16 shtator të shpallet vendimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Bajraktari, përmes një postimi, ka thënë se familjet e të akuzuarve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk kanë qenë dhe nuk janë të vetme.
“Në pritje të drejtësisë, sot takova znj. Sevdije Krasniqi, bashkëshorten e Bacës Jakup. Familjet Krasniqi, Thaçi, Veseli e Selimi nuk kanë qenë dhe nuk janë vetëm”, ka shkruar Bajraktari.
Ai ka theksuar se pret që vendimi i 16 shtatorit të jetë lirues për katër ish-krerët e UÇK-së.
“Më 16 shtator presim vendimin lirues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Presim që drejtësia të triumfojë!”, ka deklaruar ai.
Bajraktari ka përcjellë edhe një mesazh për lirinë.
“Liria ka emër. Liria ka vlerë!”, ka shtuat ai.