Bajram Hasani jep 2 milionë € për Zonën Ekonomike në Viti, i premton 5 milionë Gjilanit

Viti | 19 Mar 2018 | 15:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për Zonën Ekonomike, konkretisht Parkun Industrial që pritet të ndërtohet në fshatin Budrikë të Vitisë.

Ministri Hasani njoftoi se financimi i këtij projekti në vlerë mbi 1.5 milion euro do të bëhet MTI-ja, raporton Ekonomia Online.

“Sot nëshkruam marrëveshjen për financimin e zonës ekonomike nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. E kursyem Komunën për shkak të buxhetit të vogël. Ne bëmë një marrëveshje kornizë, së shpejti do ta marrim projektin që e ka dorëzuar kryetari, t’i saktësojmë detajet e atij projekti, i cili kap shumën mbi 1.5 milion euro, rreth 2 milionë”.

“Jemi të interesuar që ta jetësojmë sa më pare zonën ekonomike në Viti, për shkak se është në interes edhe i biznesit dhe po presim investime nga jashtë të cilave do t’u lejojmë hapësirë të veçantë nëse do të ketë investitorë”.

Me këtë rast, Hasani kërkoi nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, që të ndajë hapësirën për një Zonë Ekonomike edhe në këtë komunë. Ky investim, sipas ministrit , i cili vjen nga komuna e  Gjilanit, kap vlerën e mbi 5 milionë eurove.

“E kemi kaluar Ligjin për Investime Strategjike. Kemi disa biznese që kanë aplikuar dhe po presim të pozicionohen pse jo edhe në Zonën Ekonomike të Vitisë. Shfrytëzoj rastin t’i bëjë thirrje kryetarit të Gjlanit që të na ndajë hapësirën sa më parë për të bërë investimin edhe në Gjilan. Mendojmë që edhe atje të bëhen investime mbi 5 milionë euro, për shkak se mendohet të jetë një zonë më e madhe”.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, tha se kjo zonë i ndihmon zhvillimit ekonomik të komunës, dhe ndikon që rritjen e investimeve të huaja dhe atyre vendore.

“Është vërtetë një zonë ekonomike që i ndihmon zhvillimit ekonomik, i absorbon investimet e huaja dhe investimet vendore, sidomos të mërgatës tonë, të rajonit në përgjithësi. Besojmë shumë që kjo zone do të jetë model i organizuar i investitorëve dhe i rrumbullakësimit të procesit prodhim-përpunim. Për shkak se intenca jonë është që ky rrumbullakësim i këtij procesi të bëjë zhvillimin ekonomik lokal dhe rajonal”.

Të ngjashme