Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka mbajtur Kuvendit e Rregullt Zgjedhor, me ç’rast ka zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re.
Delegatët e këtij kuvendi, votuan njëzëri për Bajram Kelmendin, i cili do të udhëheq me socialdemokratët në katërvjetët e ardhshme, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i porsazgjedhur foli shkurt duke thënë se “zgjedhjen time nuk e marr si favor të madh, por si një obligim dhe se shpresat janë që së bashku me juve nëse mund të bëjmë diçka, përndryshe asnjë kryetar nuk mundët vetëm”.
Para të pranishmëve foli edhe nënkryetarja e partisë, Kaqusha Jashari, e cila u shpall edhe nënkryetare e nderit e kësaj partie.
Ajo tha se PSD është përpjekur më paraqitje individuale të shprehin pikëpamjet dhe vlerësimet e partisë.
“Në paraqitjet tona jemi përpjekur të jemi kritik dhe të ofrojmë alternativën tonë gjithmonë të bazuar në vlerat e programit të cilën i duhet shoqërisë dhe gjithmonë e kemi dhe ajo është liria, barazia, solidariteti dhe prosperiteti ekonomiko-sociale dhe kulturor”, u shpreh Jashari.
Ajo tha se është e vështirë si parti që të shpreh alternativën e saj, në rrethanat e krijuara në vend, sidomos për shkak të kushtetutës e cila nuk e definon Kosovën si shtet social.