Bajram Rexhepi operohet me sukses, vazhdon trajtimin në kujdesin intensiv

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 18:37 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekipi i mjekëve ka dhënë detaje rreth gjendjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili sot i është nënshtruar një operacioni neurokirurgjik.

Operatori kryesor, Arsim Morina, ka thënë se operacioni ka shkuar mirë. “Ka qenë mëse e nevojshme ndërhyrja operative”.

Ai ka sqaruar se Rexhepi ka pësuar dy sulme në tru të cilat e kanë atakuar seriozisht shëndetin e tij.

“Operimi ka pasur për qëllim të lirojë trurin nga të ënjturit për shkak të insulteve cerebro-vaskulare. Rrjedha operative ka shkuar në rregull, nuk kemi pasur ndonjë komplikim”, tha Morina, raporton Ekonomia Online.

“Do të vazhdoj trajtimin në kujdesin intensiv”, tregoi kirurgu kryesor që ka kryer operimin.

“Sa i përket prognozës duhet të përcillet në vazhdimësi… Kërkon një rehabilitim të vazhdueshëm”.

Ai bëri të ditur se vetë familjarët kanë kërkuar që ndërhyrja të kryhet në QKUK.

Në konferencë merrte pjesë dhe drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor, Curr Gjocaj. Ai falënderoi ekipin e mjekëve për punën e kryer.

Të ngjashme