Bajram Zejnullahu dhe Hajzer Salihu dërgohen në Kryesi për anëtarë të Bordit të AKP-së

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 11:38 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka marrë vendim që të dërgojë për në Kryesinë e Kuvendit, emrat e Bajram Zejnullahu dhe Hajzer Salihu për anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), raporton Ekonomia Online.

Deputetët e komisionit u dakorduan që më 14 janar të filloj intervistimi për anëtar të Bordit të KOSST.

“Këtë vit nuk ka mundësi për shkak të angazhimeve të shumta që kanë në intervistimin e pozitave të larta të Kosovës, na kanë ofruar neve që me filluar me 14 janar për një javë të punës apo me 21 janar intervistimi”, tha kryerja e komisionit Sala-Berisha.

Në komisioni ishte planifikuar që të raportonte ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, , lidhur me punën e ministrisë për këtë vit, ndarjen e fondeve dhe granteve për start up-et dhe bizneset tjera, si dhe planifikimi i punëve për vitin e ardhshëm.

Sipas kryesueses së komisionit Sala Berisha-Shala, ministri Beqaj njëherë e ka konfirmuar ardhjen në komision, por dje i njëjti ka njoftuar se nuk mund të vij për shkak të agjendës.

“Dje ka lajmëruar se nuk mund të vij ministri dhe nuk mund të i raporton komisionit dhe propozojë të hiqet kjo pikë nga rendi i ditës”, tha Berisha-Shala.

Deputeti nga PSD-ja Dardan Sejdiu tha se ministri Beqaj është dashur të ishte i pranishëm të raportonte sepse ministria që ai udhëheq bën shpërndarjen e parasë publike dhe e ka detyrim të raportoj se ku po shkojnë këto para në aktivitetet ekonomike.

“Ministria që udhëheq ministri Beqaj ka të bëj pikërisht me ekonominë dhe që bën shpërndarjen e parasë publike për aktivitetet ekonomike duke pas parasysh se ky komision është për zhvillim të ekonomisë”.

“…do ishte e udhës të vij në raportim me sa e kuptova e ka konfirmuar një herë e më pas diçka e paparashikueshme i ka dalë, por kërkoj ftesa të i bëhet prapa sepse dua të dijë se me çfarë projekte po shpërndahen paratë publike”, tha Sejdiu.

Të ngjashme