Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami në reagimin e tij ndaj deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri se “PDK-ja duhet të shkojë në opozitë”, ka thënë se “për të shkuar në opozitë nuk tregon Lutfi Haziri, por qytetarët”.
Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Bajrami ka thënë se institucionet e vendit mund të formohen javën e ardhme, kur edhe pritet të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, pasi të arrihet një konsensus.
Në lidhje me kushtëzimet e VV-së dhe LDK-së që Kadri Veselin nuk do ta votojnë për kryetar të Kuvendit, ai ka thënë se PDK duhet të tregojë se kush do të jetë kryetar i Kuvendit, sepse kjo është e drejtë ekskluzive e PDK-së.
“Partitë politike duhet ta pranojnë Kadri Veselin… Nëse para 3 vitesh ka qenë i pranueshëm, pse mos të jetë tani”, ka thënë Bajrami.