Bajrami kërkon dënimin e sulmuesve të Hotit, thotë se partneriteti me SHBA-në do të thellohet

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Policia dhe Prokuroria t’i arrestojë sulmuesit e Zëvendëskryeministrit Avdullah Hotit. Ka thënë se pavarësisht këtyre sulmeve partneriteti me SHBA’në do të thellohet.

“E dënoj sulmin ndaj Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti. Drejtësia duhet të veprojë menjëherë që sulmuesit të përgjigjen para drejtësisë dhe të mos lejohet degradimi i hapësirës publike siç ka ndodhur në të kaluarën”, ka reaguar Bajrami.

“Raporti Kosovë-SHBA është i shenjtë dhe asnjë sulm nuk mund ta luhatë partneritetin me amerikanët. Prokuroria dhe Policia duhet të marrin masa dhe të veprojnë edhe ndaj atyre që po paralajmërojnë dhunë ndaj zyrtarëve të Qeverisë”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme