Bajrami: Kosova lidere në rajon për kujdesin ndaj pakicave

Prishtinë | 17 Jan 2017 | 11:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) kanë ndarë bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, si dhe bursave për studentët e të gjitha komuniteteve.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë se Kosova është lidere në rajon sa i përket kujdesit të pakicave, sepse sipas tij, investimi te studentët në edukim është mjaftë me rëndësi në integrimin e plotë të shoqërisë kosovare, hapjen e perspektivës.

Edhe sivjet kemi vazhduar me ndihmën e donatorëve të mbështesim 500 nxënës të arsimit parauniversitar dhe po ashtu 50 studentë për bursë shtetërore…”, ka thënë Bajrami, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, Libor Chlad, zëvendësshef për Bashkëpunim, Zyra e BE-së në Kosovë, tha se në Kosovë ka një përzierje etnike me 16 për qind me rom, egjiptian dhe shkali. Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë që të integrojë sa më shumë komunitetet në sistemin e edukimit.

“Sistemi i edukimit është linja kryesore për t’u zhvilluar në integrimin drejt Bashkimit Evropian”, tha Chlad.

Aktiviteti është pjesë e një projekti më të gjerë i cili ndër të tjera përfshin mbështetjen për edukimin fillestar dhe organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë në këtë sektor.

Ngjarja shënon përpjekjet më të gjera të MAShT-it dhe donatorëve me qëllim të përmirësimit të jetesës dhe perspektivave për të ardhmen të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Projekti EU-SIMRAES synon të mbështesë zbatimin e strategjisë së Qeverisë së Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian me theks të veçantë në përmirësimin e arsimit dhe mirëqenies socio-ekonomike të komuniteteve përmes lehtësimit të qasjes në arsim.

3

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

 

Të ngjashme