Ekonomia Online
FUNDIT

Bajrami kritikon Programin e Qeverisë: Masat për shtesa i ka vetëm për përfitime të votave

Bajrami kritikon Programin e Qeverisë: Masat për shtesa i ka vetëm për përfitime të votave

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, tha se Qeveria masat për shtesa i ka vetëm për përfitim të votave, raporton Ekonomia Online. Në Kuvend, kryeministri Albin Kurti shpalosi para deputetëve Programin e Qeverisë së tij. Këtë Program, e ka kritikuar Bajrami duke thënë se masat e tyre janë në kundërshtim […]

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, tha se Qeveria masat për shtesa i ka vetëm për përfitim të votave, raporton Ekonomia Online.

Në Kuvend, kryeministri Albin Kurti shpalosi para deputetëve Programin e Qeverisë së tij.

Këtë Program, e ka kritikuar Bajrami duke thënë se masat e tyre janë në kundërshtim me vendimet e tyre.

“Vetëm shtesat ju kushtojnë 60 milionë euro në vit çka me masat e tjera, këto masa nuk janë sociale dhe janë në kundërshtim me vendimet e juaja të para. Sa i përket rimëkëmbjes ekonomike nuk ka kosto buxhetore s’ka institucione përgjegjëse për efektet e masave që mund t’i merrni, dhe sot rimëkëmbja bëhet përmes vaksinimit”.

https://vimeo.com/551462389

Të ngjashme