Bajrami: Joserioziteti i Qeverisë është bartur edhe te Kuvendi

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 11:43 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër të mbahet seanca me pikat e mbetura të rendit të ditës, ndërsa javën tjetër me seancë të re.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, ka thënë se kanë pritur se sot në rend ditë do të jetë demarkacioni por nuk është, raporton Ekonomia Online.

“Ky mosseriozitet i Qeverisë është bartur edhe te Kuvendi. Nesër do të ketë interpelanca, javën tjetër seancë të re. Po e shihni edhe ju që nuk ka seriozitet të punohet në Kuvend”, ka thënë ajo.

E duke folur për mocionin ka thënë se të premten do të japin përgjigje për këtë se kur do ta procedojnë.

Ajo ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme për këtë mocion.

“Jemi shumë afër me vota. Deri në fund të javës mund të thirret një seancë e ka gjasa qe edhe në vikend të ketë seancë. Nuk e kemi problemin me nënshkrime për ta proceduar por po presim t’i sigurojmë 61 vota për seancë ”, tha ajo.

Të ngjashme