Bajrami merr titullin “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti Shtetëror i Tetovës

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 14:07 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, është nderuar me titullin “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti Shtetëror i Tetovës. Titullin, atij ia dorëzoi solemnisht rektori Vullnet Ahmeti.

Ky nder i bëhet ministrit Bajrami dhe Profesorësheës Beate e Henn Memmesheimer nga Gjermania, me rastin e shënimit të 22-vjetorit të themelimit të Universiteti i Tetovës. Në ceremoni merrnin pjesë personalitete të shquara të skenës politike shqiptare në Maqedoni, rektor, akademik e profesor e studentë të universiteteve dhe kolegjeve nga Kosova dhe Maqedonia.

Me këtë rast Ministri Bajrami është shprehur se, me këtë çmim që po i dhurohet sot, po nderohet kontributi i gjithë profesorëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët për më shumë se 20 vite, me shumë mund dhe sakrificë, udhëtuan në këtë universitet që nga një ëndërr të bëjnë realitet një universitet modern, bashkëkohor, i cili padyshim nuk e kishte vetëm rolin akademik, krijimin e një klase intelektuale, por, ishte edhe promotor dhe bartës i përpjekjeve të parreshtura të shqiptarëve për të realizuar të drejtat e barabarta dhe përmirësimin e pozitës kushtetuese të shqiptarëve, që të jetë një komb me të drejta të barabarta shtetformuese në Maqedoni.

Kjo është shtëpia ime dytë, andaj edhe ndjehem krenar që pata rastin të jem mentor i 16 doktor shkencash dhe rreth 73 magjistra shkencash të cilët sot janë profesionist të suksesshëm dhe bartës të proceseve, tha Ministri Bajrami.

“Universiteti i Tetovës tashmë është i afirmuar, respektuar dhe nga më cilësorët në Maqedoni, që ka ndërtuar një imazh të mirë ndërkombëtar, por ky tashmë ka edhe sfidat siç janë rritja e cilësisë, gjithëpërfshirja dhe rritja e numrit të studentëve”.

Në fund ministri Bajrami ka falënderuar përfaqësuesit e UT-s për çmimin e dhënë, për të shtuar se ky çmim na obligon edhe më shumë që bashkërisht të punojmë më shumë në rrugën e integrimeve kombëtare dhe evropiane.

dsc_0144

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme