Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës ” Hasan Prishtina ” Marjan Dema, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në shtetin e Ajovas Ministri Bajrami do të takohet me Guvernatorin Terry Branstad , sekretarin e shtetit të Ajovas Paul Pate si dhe drejtorin e Departamentit të Edukimit Ryan Wise me të cilët do të bisedoi për mundësitë dhe modalitetet e bashkëpunimit në sektorin e Arsimit të Lartë .
Me këtë rast Ministri Bajrami do të nënshkruaj katër Marrëveshje Bashkëpunimi me universitetet më të mira të Ajovas .
Ndërsa gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Bajrami do të vizitoi edhe disa institucione të Arsimit të Lartë të Njujorkut .