Bajrami pas takimit me drejtorët e Arsimit: Nuk ka ndërprerje të procesit mësimor

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 16:25 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Hykmete Bajrami pas takimit me drejtorët e drejtorive komunale të arsimit ku i pranishëm ishte edhe drejtori i institutit të shëndetit publik, Naser Ramadani, në një konferencë për medie tha se nuk ka vend për panik, meqë në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me Coronavirus. Jo tha se nuk do të ketë mbyllje të shkollave, por do tu japin rekomandime shkollave se si të mbrohen nga ky virus, raporton Ekonomia Online.

“Takimi u mbajt pas aprovimit të planit të qeverisë kundër coronavirusit. Prezent ishte edhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.  Kemi bërë një plan të veprimit për të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit se cka të bëjmë.  Qëllimi i takimit ka qenë për të parë se a janë duke u implementuar udhëzimet e institutit të shëndetit publik, a është duke u bërë dezinfektimi. Ne kemi kërkuar që nëse,  këto nuk mund t’i përballojnë financiarisht të drejtohen në ministri. Nuk ka vend për panik por duhet të jemi të përgatitur. Deri më tash nuk kemi asnjë rast të konfirmuar dhe pasi nuk ka rast të konfirmuar nuk ka rekomandim të IKSHP-së për ndërprerje të procesit arsimorë”, tha ajo.

Ndërsa, drejtori i ISHKP-së, Naser Ramadani tha se meqë nuk ka raste të konfirmuara,  nuk kanë dhënë rekomandim për mbyllje të shkollave.

“Ne në realitet e pasqyruam situatën epidemiologjike më coronavirus.  Fatmirësisht nuk kemi asnjë rast të diagnostifikuar.  Mund të ju them që ne në instituti kombëtarë që jemi duke punuar hap has hapi duke e përcjellë me vëmendje që detektimi i parë i rastit do të njoftoheni me kohë. Duke pas këtë parasysh se nuk ka asnjë indikacion që të mbyllen shkollat, nuk ka vend për panik.”, tha ai.

Ramadani po ashtu ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë masë të poosacme me Shqipërinë vetëm  janë kontrolle të rregullta nëpër kufij.

“Nuk ka ndonjë masë të posaçme me Shqipërinë,  është kontroll i rregullt.”, shtoi ai.

Kurse, Besim Avdimi përfaqësues i DKA-ve ka apeluar te drejtorët e DKA-ve që të jenë vigjilent dhe t’i respektojnë rekomandimet e Institutit.

“Apeloj për drejtorët e arsimit të jemi vigjilent për këtë virus. Duhet t’i respektojmë rekomandimet nga instituti shëndetësor, të krijomë shtabe afër shkollave dhe të përcjellim situatën”, tha ai.

Të ngjashme