Bajrami për rastin e Klan Kosovës: Për cilën Kushtetutë e kanë fjalën “patriotët”, atë që e shkeli Nagavci e Haxhiu?

Prishtinë | 29 Kor 2023 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për refuzimin e ankesës për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Bajrami tha se “’patriotët’ thanë ‘në emër të kushtetutshmërisë do të mbyllet Klan Kosova’”, teksa pyeti se “për cilën Kushtetutë e kanë fjalën, atë që e ka shkelë Arbërie Nagavci?”

“Për cilën Kushtetutë e kanë fjalën? Të njëjtën që e ka shkelë Albulena Haxhiu duke hartu ligje antikushtetuese? Po koordinimi i shefes së 56 deputetëve me një terrorist si Radojeçiçi, a është në linjë me po këtë kushtetutë?”, tha Bajrami.

Tutje, ajo pyeti se a janë të njëjtit “patriotë” që e mbrojnë Martin Berishajn, që sipas saj, ka marrë miliona euro nga Gen-i në Beograd.

Të ngjashme