Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar rreth vendimit të Gjykatës Komerciale, lidhur me pezullimin e vendimit të ZRRE-së për treg të hapur, për një rast individual, duke thënë se ky vendim i Komerciales, është hapi i drejt ndalimit të padrejtësive në sektorin e energjisë.
Bajrami ka thënë se vendimi në fjalë krijon precedent të rëndësishëm cili do të vë në pikëpyetje procesin e ‘‘imponuar’’ nga ZRrE për kalimin në tregun e ‘‘ashtuquajtur të hapur’’, e që i cili, sipas deputetes, vetëm si i tillë nuk ekziston.
‘‘Vendimi i Gjykatës Komerciale është hapi i parë drejt ndalimit të padrejtësive në sektorin e energjisë
Përshendes vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, e cila më 18 qershor 2025 paska miratuar kërkesën e një biznesi për pezullimin e përjashtimit nga shërbimi universal. Edhe pse bëhet fjalë për një rast individual, ky vendim krijon precedent të rëndësishëm duke e vënë në pikëpyetje gjithë procesin e imponuar nga ZRrE për kalimin në tregun e ashtuquajtur të hapur, i cili vetëm si i tillë nuk ekziston’’, ka shkruar Bajrami.
Tutje, ajo ka shpreh keqardhje për reagimin e ZRRE-së, duke thënë se e njëjta është dashtë të reflektojë, porse, e njëjta vendimin e Komerciales, e ka paraqitur si të parëndësishëm.
Bajrami ka thënë edhe se, ZRrE duhet ta di ndikimin e këtij vendimi.
‘‘Në anën tjetër shprehim keqardhje që ZRrE në vend se të reflektojë, paska zgjedhur të dalë publikisht me një deklaratë arrogante, duke e paraqitur vendimin si të parëndësishëm dhe duke u munduar të minimizoj ndikimin e tij. Kjo tregon për mungesë përgjegjësie dhe mosrespektim të vendimeve të organeve të drejtësisë dhe për vazhdimin e një politike të komplet të gabuar, të papërgjegjshme dhe jo-transparente. Por, ZRrE duhet ta dij ndikimin e këtij vendimi sepse nëse një biznes ka fituar të drejtën për pezullim të përkohshëm për shkak të mungesës së kushteve të barabarta dhe planifikimit, atëherë të gjitha bizneset e tjera të përjashtuara nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike janë në të njëjtën situatë dhe kanë të njëjtat të drejta. Vendimi nuk është thjesht “teknik” apo “individual” – është tregues i qartë i një procesi të dështuar dhe të papërgatitur nga ZRrE e mbështetur nga Qeveria’’, ka shtuar ajo.
Më tej, ajo ka shtuar se pret që Komercialja të shqyrtojë me prioritet edhe paditë e tjera, dhe se, gjykata në fjalë, të trajtojë po ashtu me urgjencë edhe vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
‘‘Pres që:
Në fund, Bajrami, ka deklaruar se nuk mund të ketë liberalizim të tregut, pa pasur fillimisht konkurrencë reale.
‘‘Nuk mund të kemi liberalizim tregu pa u siguru fillmimisht që kemi konkurrencë reale, pa transparencë dhe pa mbrojtje të konsumatorit dhe bizneseve. Nuk mund të kemi institucione rregullator dhe organe vendimmarrëse që e përdorin “tregun e lirë” si justifikim për të rritur çmimet dhe për ju shërbyer interesave të tregtarëve të energjisë’’, ka përfunduar deputetja e LDK-së. /GazetaExpress