Bajrami: Politika sa më larg shkollave

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 10:47 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë se shkollat nuk janë të politikave, ato janë të nxënësve dhe se do ta kenë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës.

Këto komente ai i ka bërë në konferencën me temën “Prezantimi i dokumenteve kurrikulare dhe udhërrëfyesi për zbatim”.

“Sot po korrim suksesin më të madh të vitit me kornizën e kurrikulës. Kjo është gjendja më e mirë që i ndodhë vendit tonë, të rinjve tanë ku do të kenë suksese dhe do të ndikojë një zhvillim ekonomik”.

“Shkollat nuk janë të politikave, ato janë të nxënësve dhe se do ta kenë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, vlerësoi se prezantimi i këtyre dokumenteve shënon përfundimin e një procesi shumë të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm, që ka të bëjë me Kornizën e Kurrikulit dhe Kurrikulat lëndore, një proces i filluar me shumë guxim në vitin 2008.

“Kjo është gjëja më e mirë që po i ndodhë vendit tonë, sepse duke krijuar një rini të edukuar me kompetenca dhe shkathtësi, i japim industrisë sonë një kapital të përgatitur njerëzor, i cili nesër do të mund të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik, por edhe në tranzicionin  e përgjithshëm të shoqërisë, duke hapur rrugën për të rinj, të cilët nesër do të jenë të barabartë me të rinjtë evropianë”, theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami tha se, tashmë krahas Kurrikulave ekziston edhe Udhërrëfyesi, i cili parasheh që nga 85 shkolla të shkohet në të gjitha shkollat e Kosovës, si një projekt i një partneriteti strategjik në mes të tri niveleve: shkollave, DKA- ve dhe Ministrisë së Arsimit.

Bajrami ftoi drejtorët e shkollave që të marrin me përgjegjësi zbatimin e Kurrikulës dhe sigurimin e cilësisë, ndërkaq u premtoi atyre mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës në autonominë e shkollave, në mënyrë që shkolla  të jetë ndërmarrje e përbashkët në mes të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, si dhe komunitetit të biznesit.

Procesi i pilotimit të Kurrikës së Re ka filluar në vitin 2013, fillimisht në 10 shkolla, pastaj në 85  shkolla, për të vazhduar me zbatimin e plotë të saj në të gjitha shkollat e Kosovës.

 

Të ngjashme