Në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) të enjten, kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Agron Bajrami tha se prokurorët e Prokurorive Themelore apo të asaj Speciale jo vetëm që nuk zbatojnë udhëzimet e tyre por edhe i komentojnë vendimet e tyre si Prokurori e Apelit, raporton Ekonomia Online
Tek kjo erdhi pas diskutimit lidhur me unifikimin e praktikës brenda sistemit prokurorial dhe gjatë raportimit të Bajramit për punën e Prokurorisë për vitin 2025.
“Jo vetëm që nuk i zbatojnë udhëzimet e Prokurorisë së Apelit, por më tepër lëshohen dhe komentojnë vendime të Prokurorisë së Apelit dhe se a kanë mandat apo jo në dhënie të atyre rekomandimeve”, tha Bajrami.
Për këtë, Bajrami tha se e ka njoftuar më herët Kryeprokurorin e Shtetit dhe se edhe tash do të njoftojë Zejnullah Gashin për emrat e prokurorëve që veprojnë kësisoj.
Në anën tjetër, kryesuesi Arian Gashi tha se është në kompetencë të kësaj Prokurorie që të lëshojë rekomandime dhe duhet vazhdimisht të punohet ashtu që të hiqet ping-pongu me kthimin e rasteve nga Prokuroria Apelit në Prokuroritë Themelore.
Për këtë, Bajrami tha se kur nuk po gjejnë zbatim udhëzimet e tyre, po detyrohen t’i kthejnë sërish në rivendosje.
