Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti për buxhetin dhe mbështetjen sociale ndaj grupeve në nevojë, transmeton Periskopi.
Ajo ka përmendur shtesat e ulëta për fëmijët, prej 10 eurove.
‘’Nëse mendoni se fëmijëve në nevojë ua ndryshoni jetën me 10 euro, shkoni në market e shihni cka mund të bleni me 10 euro’’, tha Bajrami në Kuvend.
‘’Nëse doni babazi sociale, investoni në arsim dhe shëndetësi’’, shtoi ajo.